Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimi i naftës ka shënuar një rritje, duke arritur në 100 dollarë për fuçi, pas sulmeve të fundit ndaj tre anijeve tregtare në Gjirin Persik. Dy tankerë u goditën nga projekte të paidentifikuara pranë Irakut, ndërsa një anije kontejnerësh u sulmua pranë Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo rritje ndodh pavarësisht vendimit të 32 shteteve për të liruar 400 milionë fuçi nga rezervat strategjike të naftës, në një përpjekje për të qetësuar tregjet.
Në Lindjen e Mesme, tensionet po shtohen: sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekje në Liban, përfshirë të paktën tetë persona në bregdetin e Bejrutit, ndërsa Izraeli ka kryer edhe sulme të gjera në Iran. Sulme të mundshme iraniane janë raportuar në Irak dhe Kuvajt, ndërkohë që një pallat i lartë në Dubai është goditur nga një sulm i dyshuar me dron.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën mbrëma se çmimi i naftës do të ulet: “Do të zbresë më shumë se sa të gjithë e kuptojnë.”