Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Harvey Weinstein dërgohet në spital pasi u shpall fajtor për dhunë seksuale

Film  |  25.02.2020 Ora 9:09   
Producenti I njohur Harvey Weinstain është dërguar me urgjencë në spital të hënën, menjëherë pasi gjykata e shpalli atë fajtor për dhunë seksuale ndaj dy grave.
67 vjecari dikur ndër më të njohurit producent në Hollywood, thuhet se u dërgua në spital për shkak të tensionit të lartë të gjakut, dhimbje në gjoks dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës. 

Harvey u gjykua nga një trup gjykues në New York, për dhunë seksuale ndaj ish asistentes së tij Mimi Haleyi në banesën e tij në vitin 2006 dhe përdhunimin gjithashtu të aktores Jessica Mann në një dhomë hoteli në vitin 2003.

Ndërsa në anën tjetër ai u lirua nga disa akuza të tjera  serioze, ose nëse do të kishte prova për vërtetësinë e tyre ai do të denohej me burg të përjetshëm. Harvey tashmë duhet të mbaj 29 vite burg, duke rënë nga një yll Hollywoodi në gjendjen e një njeriu që do të kujtohet ndoshta më shumë vetëm për të bëmat e tij si dhunues.

“Unë jam I pafajshëm. Jam I pafajshëm. Si mund të ndodhë kjo në Amerikë?  “ – mësohet ti ketë thënë ai trupit gjykues gjatë seancës së gjykimit./radioplus/  
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing