Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Citroen fillon shitjen e makines elektrike ‘Ami” më 30 mars në Francë

Auto  |  02.03.2020 Ora 9:55   
Citroen ka prezantuar modelin “Ami”, një makinë e vogël elektrike e dizajnuar të mos ketë kosto te lartë. Makina ‘Ami” ka dy ulëse dhe shpejtësinë maksimale 45 kilometra/orë. Fuqizohet nga një motor elektrik me gjashtë kilovat ose tetë kuaj fuqi dhe duket si një makinë larëse që do të dal në treg me një cmim vetëm 6.000 euro

Makina  mund të drejtohet në Francë nga fëmijë të moshës 14 ose 16-vjeç dhe në shumë vende të tjera evropiane, pa patentë.Sipas ligjit francez, ‘Ami’ është në kategorinë e “automjeteve pa licencë”, që është një kategori automjetesh të vogla dhe të ngadalta që trajtohen si një “skuter me katër rrota” me rregullore.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një makinë të lehtë, me bateri të ulët të projektuar kryesisht për përdorim urban, ‘Ami’ ka një gamë prej vetëm rreth 70 kilom etra me një bateri të plotë. Bateria mund të ngarkohet plotësisht për tri orë me një prizë elektrike të rregullt në shtëpi.

Citroen do të fillojë shitjen e modelit të tij më të ri ‘Ami” më 30 mars në Francë, dhe disa muaj më vonë në Spanjë, Itali, Portugali, Belgjikë dhe Gjermani.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Auto

Marketing