Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tradita vazhdon, këtë të shtunë vjen një tjetër super performancë me PUMIO SPACE

Muzikë  |  19.03.2020 Ora 16:19   
Tradita vazhdon

Këtë të shtunë vjen një tjetër super performancë Pumio Space është DJ i radhës që do të përkujdeset për argëtimin e mijëra dëgjuesve të muzikës elektronike këtë të shtunë duke filluar nga ora 22:00. RaveTravel vazhdon me sukses realizimin e eventeve Live Stream, që po transmetohen live përmes faqes së RaveTravel në Facebook, dhe një ndër mediumet që transmeton live këtë event është dhe Radio Plus
 
Në dekadën e parë të karierës së tij, Pumio Space fitoi mbështetjen e shumë artistëve të njohur të skenës së muzikës elektronike. Eksperimentet si DJ dhe Producent përgatitën terenin për zhvillimin e tij në horizonte tjera. Pumio Space është një koleksionist i zjarrtë i rekordeve, pasioni i të cilit për të zbuluar rekorde të rralla të muzikës elektronike në dyqane / podrume të pllakave vinyl anembanë Evropës ushqen stilin unik muzikor të Pumio’s. Setet e tij përfshijnë tinguj klasikë të muzikës house dhe minimal. Pumio është themelues i Playfest, një festival muzikor që mbahet në ambient të hapur, i cili kishte një edicion të parë të suksesshëm verën e kaluar. Viti 2019 shënoi themelimin e Playdrum, një kolektiv i DJ-ëve dhe record label të cilin Pumio e bashkëthemeloi me pesë DJ tjerë nga Kosova. Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për Pumion, i cili është në një mision të vazhdueshëm për të krijuar dhe luajtur muzikë autentike elektronike. Më i përkushtuar se kurrë për ta shtyer para skenën muzikore të Kosovës, Pumio Space veç sa ja ka filluar...
 
Sesionin e drejtpërdrejt të Pumio Space mund ta ndiqni këtë të shtune më 21 Mars nga ora 22:00.
 
RaveTravel dhe Radio Plus ua sjellin muzikën më të mirë elektronike live nga Facebook që mundësohet nga Win Music Freedom.


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing