Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Jason Statham dhe regjisori Guy Ritchie do të bashkëpunojnë sërish në një film të ri aksion-krim, të titulluar “Dogfight”, i cili do të publikohet në platformën Netflix.
Ky do të jetë filmi i shtatë që dyshja realizon së bashku, pas bashkëpunimeve të njohura si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels”, “Snatch” dhe “Wrath of Man”.
“Dogfight” përshkruhet si një thriller hakmarrjeje, me ngjarje të vendosura në botën kriminale të Londrës. Netflix ka paralajmëruar shumë aksion dhe personazhe të veçantë nga bota e krimit, por detajet e historisë ende nuk janë bërë publike.
Xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2027 në Mbretërinë e Bashkuar. Filmi do të shkruhet dhe drejtohet nga Guy Ritchie, i cili do të jetë gjithashtu producent, së bashku me Jason Statham dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
“Dogfight” do të shënojë edhe filmin e parë të Jason Statham për Netflix-in.
Ndërkohë, para këtij projekti, dyshja pritet të sjellë edhe filmin “Viva La Madness”, i cili është planifikuar të publikohet në fillim të vitit 2028.