Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona po monitoron sulmuesin portugez 21-vjeçar Gustavo Varela, i cili po kalon një sezon mbresëlënës te Monza, me nëntë gola dhe një asistim në nëntë ndeshje të Serie A. Përveç klubit katalunas, interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Napoli, ndërsa deri tani nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare.
Sipas raportimeve të mediave, Monza e vlerëson lojtarin nga 40 deri në 50 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë sezonit. Varela ka kontratë deri në vitin 2030, pa klauzolë lirimi, çka do të thotë se klubet e interesuara duhet të negociojnë drejtpërdrejt me italianët.
Në marrëveshjen e transferimit nga Benfica, Monza ka përfshirë edhe një përqindje prej 20 për qind për klubin portugez nga fitimi i një shitjeje të ardhshme, si dhe të drejtën e refuzimit të parë. Afati kalimtar i janarit mund të sjellë zhvillime, por çmimi i lartë mbetet pengesa kryesore për një transferim të mundshëm.