Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE: Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë

Vendi  |  05.11.2026 Ora 7:37   

Dhuna me bazë gjinore vazhdon të jetë e përhapur në Kosovë, përfshirë dhunën në internet, e cila prek veçanërisht gratë në jetën publike dhe të rejat. Kështu vlerësohet në raportin e fundit vjetor të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Sipas raportit, dhuna në familje mbetet forma më e raportuar e dhunës me bazë gjinore, pavarësisht përpjekjeve institucionale për ta luftuar atë.

BE-ja vlerëson se Kosova ka bërë hapa përpara në aspektin ligjor dhe ka krijuar mekanizma për trajtimin e rasteve, por sistemi i parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave vazhdon të jetë i pamjaftueshëm.

Raporti thekson nevojën për më shumë personel, programe mbështetëse dhe financim afatgjatë për shërbimet ndaj viktimave.

Po ashtu, kërkohet përmirësimi i sistemit të mbledhjes së të dhënave, pasi aktualisht nuk përfshihen të gjitha format e dhunës me bazë gjinore.

BE-ja vlerëson edhe rolin e organizatave për të drejtat e grave, të cilat vazhdojnë të kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore, por thekson se përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse dhe konsultimet qeveritare duhet të jetë më e qëndrueshme.

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing