Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Google po prezanton kontrolle të reja që u mundësojnë shkollave të kufizojnë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit. Megjithatë, shkollat që vendosin ta ndalojnë plotësisht inteligjencën artificiale mund të humbin edhe qasjen në Google Search.
Kompania ka bërë të ditur se mjetet e saj që përdorin inteligjencën artificiale, përfshirë asistentin Gemini dhe funksionet përkatëse në Google Search, do të jenë fillimisht të çaktivizuara për llogaritë e nxënësve nga arsimi fillor deri në atë të mesëm. Ato mund të aktivizohen vetëm me vendim të administratës së shkollës.
Sipas Google, shkollat do të kenë mundësi t’i menaxhojnë veçmas Gemini, Gemini Notebook dhe Search. Megjithatë, kompania thekson se kërkimi online dhe inteligjenca artificiale janë tashmë të ndërlidhura ngushtë.
Ndryshimi vjen pas kërkesave të prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve për më shumë kontroll mbi përdorimin e teknologjisë në shkolla, për shkak të shqetësimeve se inteligjenca artificiale mund të ndikojë në zhvillimin dhe procesin e të nxënit te fëmijët.
Google thotë se synon që inteligjenca artificiale t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe zgjidhin problemet hap pas hapi, në vend që t’u japë vetëm përgjigjet e gatshme.