Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Oskar dhe disa fakte për të….

Film  |  02.03.2018 Ora 15:24   
Elita e Hollywood-it, mblidhet në Teatrin Dolby për edicionin e 90-të të ndarjes së cmimeve nga Akademia e Filmit  të dielën e 4 marsit, ku për punën e tyre shpërblehen me cmime Oskar, aktorë, skenarist, regjisorë etj. Pothuajse cdo vit, ceremonia ka ditë të shpallë fitues të befasishëm, duke dhënë po ashtu momente të paharrueshme, që nga eventi I parë I vitit 1929 e deri më sot.

Ja disa fakte interesante që karakterizojnë cmimet Oskar:

Personi më I ri që ka marrë një cmim Oskar është 5 vjeqarja Shirley Temple në vitin 1934 edhe pse  ishte cmim nderi për fëmijë. Ndërsa mashkulli më I ri që fitoi një trofe të tillë në konkurencë ishte Tatum O’Neal, 10 vjeq I nominuar për rol dytësorë për filmin “Paper Moon” të vitit 1974.

Më I vjetri aktor që ka fituar një cmim Oskar është Christopher Plummer, në moshën 82 vjeqare për rolin e tij dytësor në filmin e vitit 2012 “Beginners”. Por me I vjetri aktor që ka marrë një Oskar për rol kryesor ishte Henry Fonda për “On Golden Pond” në vitin 1982 dhe ishte 76 vjeq. Ndërsa femra e nominuar më e vjetra në moshë ishte Gloria Stuart, ishte 87 vjeqe për rolin e saj si e vejtra Rose, në filmin e 1997-tës “Titanic”.

I vetmi fitues I cmimit Oskar, që edhe prindërit I kanë fituar nga një Oskar, është Liza Minelli që morri statunë për aktorja më e mirë në “Cabaret” të vitit 1973. Nëna e saj Judy Garland mori një cmim nderi në vitin 1939 ndërsa babai I saj Vincente Minnelli fitoi si regjisori më I mirë në vitin 1958.

Tre filma kanë fituar nga 11 cmime Oskar:” Lord Of The Rings: The Return Of The King”(2003), “Titanic” (1997), dhe “Ben – Hour” (1959). Ndërsa rekordin për më së shumti nominime, me nga 14-të e ndajnë filmat : ”Titanic All About Eve”(1950) dhe “La La Land” (2016).

Ylli i filmit me më së shumti statuja është Katherine Hepburn, e cila fitoi cmimin si aktorja më e mirë në vitet 1934, 1968, 1969 dhe 1982, ndërsa Daniel Day-Lewis është aktori mashkull me më së shumti cmime Oskar të fituara, ai ka 3 prej tyre, si aktori më I mirë në rol kryesor.

Meryl Streep mban rekordin e aktores me më së shumti nominime me 20 prej tyre. Ajo dhe Jack Nicholson I cili është nominuar 12 herë gjatë gjithë karrierës së tij, kanë nga dy statuja për rol kryesor dhe dy për rol dytësor.

Industria e filmit Disney është ajo që ka mposhtur të gjitha industritë e tjera me 22 cmime Oskar, si dhe katër të tjera që I janë dhënë si cmime nderi.

“Gone With The Wind” ishte filmi I parë I cili u xhirua me ngjyra dhe fitoi cmimin si filmi më I mirë, në vitin 1939.

Inxhineri I zërit Kevin O’Conell në edicionin e 89 të Academy Awards u nominua për herën e 21-të, por që asnjëherë nuk arriti të marrë një Oskar, kështu që ai ka nofkën “kadidati më I pafat në historinë e Oskar-ëve”.

I pari person që ka refuzuar cmimin oskar është Dudley Nichols I cili fitoi për skenarin më të mirë për filmin “The Informer” në vitin 1935, ndërkohë në vitin 1938 e pranoi një të tillë. E në vitin 1973 fituesi më I mirë në rol kryesor Marlon Brando, pati dërguar një amerikane grua me emrin Sacheen Littlefeather, për të lexuar deklaratën e përgatitur nga Marloon, duke mos pranuar cmimin për filmin “The Godfather”.

Me një lartësi prej 34 centimetra dhe me peshë prej afër 4 kilogramësh, zyrtarisht Oskar quhet Cmim I Meritës nga Akademia e Filmit. Rreth 3.000 statuja Oskar janë dhënë që nga viti 1929 dhe nevojiten rreth tre muaj për të prodhuar 50 prej tyre.

Tani njihuni me të nominuarit e Academy Awards për vitin 2018 :

Filmi më i Mirë

Call Me By Your Name
Darkest Hour
Dunkirk
Get Out
Lady Bird
Phantom Thread
The Post
The Shape of Water

Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Regjisori më i mirë

Dunkirk – Christopher Nolan
Get Out – Jordan Peele
Lady Bird – Greta Gerwig
Phantom Thread – Paul Thomas Anderson
The Shape of Water – Guillermo del Toro

Aktori më i mirë

Timothée Chalamet – Call Me By Your Name
Daniel Day-Lewis – Phantom Thread
Daniel Kaluuya – Get Out
Gary Oldman – Darkest Hour
Denzel Washington – Roman J. Israel, Esq.

Aktorja më e mirë

Sally Hawkins – The Shape of Water
Frances McDormand – Three Billboards
Margot Robbie – I, Tonya
Saoirse Ronan – Lady Bird
Meryl Streep – The Post

Aktori më i mirë në rol dytësor

Willem Dafoe – The Florida Project
Woody Harrelson – Three Billboards
Richard Jenkins – The Shape of Water
Christopher Plummer – All the Money in the World
Sam Rockwell – Three Billboards

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Mary J. Blige – Mudbound
Allison Janney – I, Tonya
Lesley Manville – Phantom Thread
Laurie Metcalf – Lady Bird
Octavia Spencer – The Shape of Water

Skenari më i mirë i adaptuar

Call Me By Your Name
The Disaster Artist
Molly’s Game
Logan
Mudbound

Skenari më i mirë origjinal

The Big Sick
Get Out
Lady Bird
The Shape of Water
Three Billboards

Filmi më i mirë i animuar

The Boss Baby
The Breadwinner
Coco
Ferdinand
Loving Vincent.  /radioplus/ 



 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing