Sam Smith ka bërë të ditur se do të publikojë këngën e tij të katërt për këtë vit.
Singli do të jetë në bashkëpunim mes britanikut dhe reperit Burna Boy ku do të titullohet "My Oasis", shkruan RadioPlus.
Kënga do të publikohet sonte në mbrëmje dhe do të mund ta dëgjoni në platformat muzikore online dhe radioplus.fm.