Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gasp: 'Inter dhe Conte mund ta mposhtin Juve'

Sport  |  03.08.2020 Ora 18:16   
Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini ka pohuar se Interi është i vetmi ekip që mund ta largoj Juventusin nga froni 'dhe shpreson të shohë Antonio Conte të vazhdojë në San Siro.

La Dea humbi 2-0 ndaj Beneamata të Shtunën por shpërthimi i tërbuar i Conte-s pas ndeshjes ka çuar në spekulime në lidhje me të ardhmen e tij me Nerazzurët.

"Unë nuk e di se çfarë ndodhi, e ndoqa ngjarjen për pak dhe është e vështirë të gjykosh nga jashtë," tha Gasperini për Radio Rai.

"Takimi im me Antonion atë natë ishte miqësor, me të vërtetë komplimentet që kam marrë prej tij, kam marrë rrallë nga një koleg."

Interi e përfundoi sezonin një pikë pas kampionëve Juventus dhe Gasperini pretendon se Beneamata janë skuadra e vetme në Itali që mund të ndalojë Juventusin për momentin.

"Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme, në fund të sezonit ne të gjithë jemi pak të ulët në energji," shtoi Gasp. "Shpresoj se marrëdhënia mund të jetë fikse sepse unë mendoj se Interi është skuadra e vetme që mund ta largojë Juventusin nga froni.

"Dhe partneriteti Conte-Inter është ai më i kredituari."/radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing