Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Dhe çmimi Oskar shkon për…

Film  |  05.03.2018 Ora 10:57   
 
Mbrëmë është mbajtur ndarja e cmimeve Oskar, cmimeve më prestigjioze për njerëzit e botës së filmit. Edicioni I sivjemë I Academy Awards ishte I 90-ti me rradhë dhe sic pritej fitues I madh doli filmi “The Shape Of Water”. Cmimin për skenarin më i mirë origjinal e mori  Jordan Peele per filmin “Get Out”, skenari i përshtatur e fitoi James Ivory  për filmin ”Call Me By Your Name”, aktorja më e mirë në rol dytësor u zgjodh Allison Janney nga filmi “I, Tonya”.

Kostumografia I takoi filmit “Phantom Thread”,  cmimi për dizajn produksioni shkoi për  “The Shape of Water”, grimi dhe stili flokëve  “Darkest Hour”, kinematografia “Blade Runner 2049” , editimi filmik “Dunkirk” po ashtu ky film fitoi edhe cmimin për editim dhe miksim zëri. Oskar për efekte vizuale fitoi filmi “Blade Runner 2049”, “Dear Basketball” e mori cmimin e filmit të shkurtër të animuar.

Filmi i animuar më I mirë u zgjodh  Coco”, filmi i shkurtër dokumentar “Heaven Is a Traffic Jam on the 405” ndërsa filmi më i mirë dokumentar ishte “Icarus”, cmimi filmi i shkurtër shkoi për “The Silent Child” , filmi i huaj më i mire u zgjodh “A Fantastic Woman (Kili)”, aktori më i mirë në rol dytësor ishte  Sam Rockwell nga filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Kolona më e mirë zanore shkoi për  “The Shape Water”, muzika  kënga origjinale e fitoi “ Remember Me” këngë nga filmi I animuar “Coco” .  Regjisori më i mire ishte  Guillermo Del Toro” për filmin  “The Shape of Water “, cmimi për aktorën  më të mirë në rol kryesor shkoi për Frances McDormand për rolin e saj në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” e  aktori më i mirë në rol kryesor  u zgjodh Gary Oldman për rolin e tij në “Darkest Hour”.

Ndërsa cmimi kryesor për filmin më të mirë në të gjitha kategoritë e fitoi “The shape OF water”.
 
 
 
 
 
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing