Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktoret që janë dukur më bukur në "Oscars2018"

Film  |  05.03.2018 Ora 16:57   
Vajzat e arta të Hollivudit. Kështu u quajtën disa nga aktoret e veshura më bukur në tapetin e kuq të Çmimeve Oscar që u mbajtën dje.

Bukuroshja bionde Jennifer Lawrence udhëhiqte listën e femrave të veshura me fustane që i ngjasonin statujës së artë. Ajo mbërriti në pistën jashtë Teatrit Dolby e veshur me një fustan mahnitës Dior, që të verbonte.


Yjet e tjerë të filmave, Sandra Bullock, Lupita Nyong’o dhe Gal Gadot, gjithashtu mbërritën të veshura me fustane në ngjyrë ari dhe argjendi, duke u siguruar që të shkëlqenin në tapetin e kuq.

Sandra Bullock kishte veshur fustanin Louis Vuitton, në ngjyrë ari dhe të zezë.


Ylli i “Wonder Woman”, Gal Gadot ishte një bukuri më vete me fustanin e saj të Givenchy 2018 Haute Couture, që kishte një dekolte elegante.


Lupita, 35 vjeç, u sigurua që të kthente kokët e të gjithëve me fustanin e saj të ndritshëm nga Atelier Versace; me një shpatull jashtë, kombinuar me një palë vathë diamanti.


Poashtu, në qendër të vëmendjes ishte edhe Margot Robbie qe vezullonte me fustanin e saj të bardhë.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing