Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Interi vendos çmimin 50 Milion € për Eriksenin

Sport  |  04.09.2020 Ora 15:38   
Christian Eriksen mund të largohet prej Interit pas më pak se një viti nga gjigandët italianë nëse klubit i ofrohen të paktën 50 milion € për shërbimet e tij.

28-vjeçari arriti nga skuadra angleze Tottenham Hotspur në janar për 27 milion € dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor 2024 por ai nuk ka qenë në gjendje të përshtatet me taktikat e trajnerit të Nerazzurrëve Antonio Conte.

Tuttosport raporton se Interi do të ishte i lumtur të shkurtonte humbjet e tyre me Eriksen por ata ende duan të bëjnë një fitim të konsiderueshëm nga shitja e tij, prandaj nuk duan ta lënë atë të shkojë për më pak se 50 milion €.

Conte ka kritikuar publikisht etikën e punës dhe shfaqjet e reprezantuesit danez në një numër rastesh. Pasi e bëri atë pavarësisht nga shënimi i mesfushorit sulmues në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Ludogorets nga Bullgaria dhe një herë tjetër ishte pasi danezit iu dha vetëm gjashtë minuta për të luajtur në një fitore të Serie A kundër Torinos.

Eriksen ka luajtur 26 ndeshje konkurruese për Nerazzurrët në gjysmën e dytë të sezonit 2019/20, duke shënuar katër herë dhe duke dhënë tre asistime./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing