Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Beyonce dhe Jay Z publikojnë këngën e re "Top Off"

Muzikë  |  07.03.2018 Ora 11:12   
Beyonce dhe Jay Z tashmë kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor dhe kësaj radhe kanë bashkëpunuar me producentin e njohur Dj Khaled dhe reperin Future për të sjellë këngën me titull “Top Off”.

“Top Off” flet për famën e madhe e çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z dhe disa nga rreshtat e tekstit të kësaj kënge janë komentuar si "thumbime" ndaj familjes Kardashian-Jenner.

Për vitin 2017 fotografia më e pëlqyer në rrjetin social Instagram, ka qënë fotografia e postuar nga Beyonce me të cilën dha lajmin se do të sjellë në jetë dy binjakët e saj, ndërkaq pak javë më parë  Kylie Jenner postoi një fotografi ku shihet duke mbajtur dorën e vajzës së saj, me të cilën tejkaloi pëlqimet e Beyonce.

Në tekstin e këngës "Take Off" Beyonce thotë se edhe pse është e dyta për nga pëlqimet, ajo do të jetë gjithmonë e para për publikun.

Kjo është hera e parë që Beyonce me anë të tekstit të saj sulmon figura të famshmë. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing