Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Stephen Graham bashkë me Tom Hanks në një film për Luftën e Dyte Botërore

Film  |  08.03.2018 Ora 11:53   
Rolet e tij të fundit bashkohen me emra A të listës së aktorëve dhe filmbërësve më të njohur në Hollywood, por kështu do të vazhdojë edhe më tutje. Stephen Graham pasi ka përfunduar punë me filmin “The Irishman” tashmë I është dhënë në dorë roli I tij krahas Tom Hanks në filmin “GreyHound” një tregim për Luftën e dytë Botërore.

Skenari është shkruar nga vetë aktori Hanks, por I adaptuar nga romani CS Forester, The Good Shepherd, një film që ndjek karrierën e George Krause, rol I luajtur nga Tom Hanks, të cilit I dorëzohet komanda për një Marinë të shkatëruar, por të cilit I duhet të luftojë me veten dhe demonët personal, për të provuar se ai përket në karrigen e kapitenit. Filmi ka buxhet 30 milionë, ndërsa nuk dihet se kur do nisin kamerat të rrotullojnë shiritin filmik.

Aktori Graham në këtë film do të luajë rolin e dikujt që quhet Charlie Cole, ndërsa të premten në Amerikë lansohet filmi I tij më ri “Walk Like A Panther”, si dhe me 20 prill filmi tjetër me titull “Funny Cow”. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing