Legjenda e Argjentinës Diego Maradona i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm të trurit, ka thënë mjeku i tij.
Fituesi i Kupës së Botës më 1986, 60 vjeçari, u shtrua të hënën në klinikën Ipensa në Buenos Aires, duke vuajtur nga anemia dhe dehidrimi.
Leopoldo Luque, mjeku personal i Maradonës, tha se ai kishte "përballuar mirë operacionin".
Ai tani do të mbetet nën vëzhgim, tha Dr Luque, duke shtuar se gjithçka ishte "nën kontroll".
Maradona u transferua në Klinikën Olivos në La Plata, ku u operua në 20:00 me kohën lokale (23:00 GMT) nga Dr Luque, i cili është një neurokirurg. Procedura zgjati rreth 80 minuta.
Maradona aktualisht është trajner i Gimnasia y Esgrima në ligën e Argjentinës.
Ai mori pjesë në ndeshjen e skuadrës kundër Patronato të Premten, në 60 vjetorin e lindjes.
Mbështetësit e Gimnasia y Esgrima janë mbledhur jashtë spitalit duke mbajtur mesazhe mbështetjeje për ish sulmuesin e Argjentinës.
Sapo u njoftua rezultati i operacionit, një grup tifozësh jashtë filluan të brohorisnin emrin e tij, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Ish-klubi i tij Napoli, të cilin ai ndihmoi në dy tituj të Serie A, shkroi në Twitter një mesazh mbështetjeje./radioplus