Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Camila Cabello fiton “Fangirls Award” në iHeart Radio Music Awards 2018 (Foto)

Muzikë  |  12.03.2018 Ora 9:13   
Mbrëmë në Los Angeles është mbajtur ceremonia e “iHeart Radio Music Awards” 2018, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës, e cila shpërblen këngëtarët më të suksesshëm, shkruan Radio Plus.

Në mesin e shumë artistëve të njohur cilët u shpërblyen me çmime të ndryshme në kategori të ndryshime e, ishte edhe këngëtarja e njohur latino-amerikane, Camila Cabello cila fitoi “Fangirls Award” në “iHeart Radio Music Awards” 2018 dhe performoi hitin e saj “Havana”, shkruan Radio Plus.

“Urime të përzemërta për të mahnitshmen, Camila Camila Cabello e cila fitoi "Fangirls Award” në “iHeart Radio Music Awards” 2018”, shkruhet në llogarinë zyrtare të “iHeart Radio” në Instagram.

Camila Cabello pak ditë më parë lansoi edhe vidoklipin e këngës së saj tashmë hit,  “Never Be The Same”, versionin audio të së cilës e publikoi tre muaj më parë.

Kënga “Never Be The Same” është pjesë e albumit të parë të Camilas si solokëngëtare e të cilin ajo e ka vetëtitulluar “Camila”, album i cili vetëm në javët e para pas publikimit zuri vendin e parë në radhitjen e albumeve më të shitura, Billboard 200.

Ndërkohë krijuesja e hitit “Havana” është duke realizuar edhe turneun e saj botëror të quajtur “Never Be The Same”, ku po promovon albumin e saj.

Së fundmi, Camila Cabello fitoi edhe çmimin “Best Female” në Global Aëards 2018, ku për të marrë këtë çmim ishte në konkurrencë me artiste të njohura si: Ariana Grande, Dua Lipa, Selena Gomez, Taylor Swift. /radioplus/





 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing