Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Nënshkruhet marrëveshja për tarifat e përgjithshme për shfryëtzimin e muzikës nga televizionet dhe radiot

Të Tjera  |  14.03.2018 Ora 16:24   
Sot u nënshkrua marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme, për shumat e kompensimit që duhet të paguajnë mediat, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë të mbrojtur me të drejtën e autorit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i lumtur me këtë arritje, pasi që siç tha ai, kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të të gjitha palëve, duke bërë që të njihet puna e tyre.

"Është një moment i veçantë sepse me këtë marrëveshje po krijohet një sistem i ri edhe për autorin, producentët dhe këngëtarët, sepse tash e tutje puna e tyre po njihet. Jam i lumtur që tash, pas 5 vitesh negocimi kemi arritur të finalizojmë këtë marrëveshje, ndërsa tash mbetet implementimi i kësaj marrëveshjeje", tha ai.

Ndërsa Florent Boshnjaku nga APIK “Shoqata e Autorëve/Prodhuesve dhe Interpretëve të Kosovës” Shoqata për korrigjimin kolektiv të të drejtave të autorit tha se me këtë marrëveshje hapet rruga e zhvillimit të tregut muzikor.

"Mendoj që është ditë e madhe për gjithë vendin sepse nga sot nuk jemi ne palët. Mendoj se të gjithë jemi palë fituese të këtij procesi. Edhe mediumet të cilat ndihmojnë që puna e artistëve të shfaqet. Mendoj se kjo do të hap rrugë për zhvillimin e tregut muzikor", tha ai.

Marrëveshja për tarifat e përgjithshme për shfryëtzimin e muzikës nga mediet audio, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë të mbrojtur me të drejtën e autorit u nënshkrua edhe nga Radio Plus. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing