Shorti për cerek-finalet e UEFA Champions League do të zërë vend në zyret e UEFA-s në Nyon të Zvicrës më 16 mars. Duke filluar nga ora 12:00 (me orën tonë lokale) do hidhet shorti për Champions League kurse në orën 13:00 do të jetë për Europa League, shkruan RadioPlus.
Në short do të jenë tre ekipe spanjolle, Italia dhe Anglia reprezentohen me nga dy ekipe kurse Gjermania do t’i duhet të krenohet vetëm me Bayern Munchen.
Ekipet e kualifikuara janë:
Juventus (ITA)
Liverpool (ENG)
Manchester City (ENG)
Real Madrid (ESP)
Roma (ITA)
Sevilla (ESP)
Barcelona (ESP)
Bayern Munchen (GER)
Ndeshjet e para të cerek-finaleve do të luhen më 3 dhe 4 prill, kurse ato të kthimit me 10 dhe 11 prill. /radioplus/