Cardi B pretendon se video klipi I knëgës së saj WAP ka kushtuar hiq më pak se 1 milionë dollarë. Kënga e cila arriti majat nëpër top lista, ku reperja Cardi B e ka bashkëpunim me reperen tjetër Megan Thee Stallion 25 vjec u xhirua në një rezidencë, ku të pranishme ishin edhe Kylie Jenner dhe bukuroshja e Fifth Harmony, Normani.
Vetë Cardi B ka shkruar për cmimet e disa videove të saj ku ka përmendë edhe Bodak Yellow, e cila kushtoi 15 mijë dollarë, kënga “Money” kushtoi 400 mijë ndërsa “Please Me” hiq më pak se 900 mijë dollarë.
Ndërsa problemi më I madh gjatë xhirimeve të klipit WAP sipas Megan ishin gjarpërinjtë, meqë asnjëra nga këngëtaret nuk është se kishin pasë ndonjëherë shoqëri me gjarpërinj./radioplus/