Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​“I Can Only Imagine” pritet të thyejë rekord shikueshmërie ndër filma me bazë besimin

Film  |  15.03.2018 Ora 11:22   
Filmat të cilët kanë bazë besimin, zakonisht nuk arrijnë të arkëtojnë shuma të mëdha parash, ndoshta kjo se filmat prodhohen me një buxhet të ulët dhe në mëngesë buxheti ata as nuk mund të bëjnë reklamë. Vitin e kaluar drama sportive fetare “Slamma Jamma” ka arritur të arkëtojë mbi 1 milionë dollarë nga 502 teatro ku është shfaqur.

E në anën tjetër filmi “God’s Not Dead” bëri një ekskluzivitet ku hapja e parë përfundoi me 9 milionë të grumbulluara ndërsa deri në fund të shfaqjes arriti të arkëtojë 60 milionë dollarë, I shfaqur në gjithsejt 780 teatro. Mirëpo sipas raporteve të fundit mendohet se filmi I këtij viti “I Can Only Imagine” do të thej rekorde fitimesh meqë tashmë janë parë disa reklama të tij.

Filmi  në fjalë është bazuar në këngën me të njejtin titull, e lansuar nga bendi I krishterë MercyMe, në vitin 2001 duke u bërë një hit i padiskutueshëm, arriti të shitej në më shumë se 2.5 milionë kopje duke u bërë kështu kënga më e shitur e të gjitha kohërave nga një bend I krishterë.

Filmi ndjek kështu në rolin kryesor vetë këngëtarin e bendit Bart Millard rol i luajtur nga J. Michael Finley dhe marrëdhënien  me babanë e tij Dennis Quaid. Vetë këngëtari shkroi këngën në moshën 18 vjeqe dhe I kushtohej pikërisht babait që tashmë I kishte ndërruar jetë. “I Can Only Imagine”  do të ketë premierën në kinematë amerikane  me datën 16 mars./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing