Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Danny Boyle regjisori I James Bond-it të 25-të me rradhë

Film  |  16.03.2018 Ora 10:42   
Ai është regisori që bëri hit filmin “Slumdog Millionaire” ne vitin 2008 përderisa edhe fitoi cmimin Oskar, për pikërisht punën në këtë film. Ndërsa edhe pse u spekulua shumë nëse ai do të jetë dretuesi I filmit mbi agjentin 007, vetë Danny ka bërë zyrtarisht të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për të bërë skenarin dhe regjinë e këtij filmi.

Ylli I hit filmit “127 Hours” githashtu në skenarin e filmit do të bashkëpunojë me John Hodge I cili shkruajti skenarin për filmin “Trainspotting”. Ky do të jetë James Bondi I 25-të me rradhë, ndërsa për Daniel Craig aktorin në rol kryesor, kjo do të jetë hera e pestë që luan rolin e agjentit sekret.

Megjithatë para tij me gjashtë herë portretizim të këtij roli është Sir Sean Connery, e shtatë herë e ka luajtur aktori Sir Roger Moore. Në anën tjetër Daniel Craig mban epitetin e Bondit më të paguar ndër aktorët që luajtën atë, me gjithsejt 17 milionë dollar u pagua për James Bond Skyfall.

James Bond I ri lansohet në vitin 2019 dhe vjen pas “Spectre” I lansuar në vitin 2015./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing