Zack Snyder tha se e humbi “ vullnetin për të luftuar” për versionin e tij të filmit 'Justice League', pas vdekjes së vajzës.
Regjisori 54-vjeçar u largua nga filmi origjinal pas vdekjes së vajzës së tij dhe u zëvendësua nga Joss Whedon.
“Thjesht nuk e ndjeja të vazhdoja më”, ka thënë Snyder.
“ Të gjithë ne, e gjithë familja, jemi thyer aq shumë nga humbja e vajzës, sinqerisht mendoj se kemi bërë gjënë e duhur sepse mendoj se do të kishte qenë e tepërt për ne”, ka shtuar ai.