Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tina Turner u thotë lamtumirë fansave në dokumentarin nga HBO

Muzikë  |  18.03.2021 Ora 12:55   
Një dokumentar për këngëtaren Tina Turner punuar nga HBO, tregon  përpos jetës private të saj edhe se si erdhi deri tek hitet legjendare.

Ndër të tjera Tina tashmë 81 vjece ka thënë se ajo kishte një jetë abuzive, por në disa faza ishte falja ajo që i tejkalonte gjërat. Dokumentari me metrazh të gjatë do të lansohet gjatë ditëve në vijim dhe do të transmetohet në Sky quhet thjesht TINA. “Disa njerëz thonë se kam bërë jetë për të cilën duhet të jem krenare dhe po unë jam krenare për të, por qka pas, dikur pushoni së qeni krenare”- janë disa nga fjalët që ajo thotë në dokumentar.

Tina fillimisht ishte martuar me Ike Turner në vitin 1962 dhe ata ishin një dyshe muzikore shumë e suksesshme, por Ike ishte abuzues emocional dhe fizik me Tinën, ajo ka thënë se ende vuan nga kujtimet e abuzimeve të tija. Ata u shkurorëzuan në vitin 1978 dhe në dokumentar Tina tregon se si ju deshëm shumë vite pastaj për të gjetë një sukses si një këngëtare solo.

Burri i saj i dytë është Erwin Bach të martuar që nga viti 2013 dhe ky është sipas këngëtares Turner ai i cili e ndihmoi të përjetonte lumturinë e vërtetë. Cifti bashkë jetojnë tashmë në Zvicer, po shpesh herë kthehen edhe në Amerikë. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing