“Concrete Cowboy”, me protagonist kryesor aktorin Idris Elba është filmi më i ri që do t’u dedikohet jetës së kaubojsave në Filadelfia të SHBA-së.
Aktori britanik Elba, ka bërë të ditur se është alergjik nga kuajt.
“Është e vërtetë. Jam alergjik por është shumë bukur. Nuk doja të tregoja në të vërtetë historinë e kaubojsave por më duhet të bëj rrugëtimin tim.”, deklaroi ai.
Me një sërë rolesh dhe çmimesh prestigjioze, Elba është një nga aktorët më të njohur në Hollywood, e ky rol shënon një rikthim të tij në ekran.