Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Spice Girls filmi më I ri me supervajzat e bendit të viteve të 90-ta

Film  |  26.03.2018 Ora 11:04   
Për një kohë të gjatë fansat kanë pritur me padurim rikthimin e vajzave Spice Girls, grupin e vajzave më të famshme të viteve të 90-ta. Por meqë grupi u bahskuan për disa evente të vecanta në vitin 2007 dhe 2008, ato kanë qenë jo aktive për vitet më pas.

Por që një lajm I cili do tu bëjë mirë të githë adhuruesve të tyre tashmë është bërë publik. Victoria Beckham “Posh Spice”, Melanie Brown “Spice Spice”, Emma Bunton “Spice Baby”, Melanie Chisholm “Spy Spice” dhe Geri Halliwell “Ginger Spice” thuhet të kenë nënshkruar një kontratë për të kthyer karaketeret e tyre në supervajza në një film të animuar.

Projekti me supervajza, do të fokusohet në mesazhin për fuqinë e femrës, secila nga pesë vajzat do të ketë një fuqi unike, që do ta karakterizojë në film. Filmat me superheronjë janë shumë aktual kohëve të fundit, ndërsa mendohet se filmi me pesë vajzat e Spice Girls, do të ketë një sukses të sigurtë, falë nostalgjisë së fansave të tyre.

Ende nuk ka ndonjë datë të fillimit të punës në këtë projekt e aq më pak për një datë lansimi./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing