Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Albumi i ri i Justin Bieber i inspiruar nga besimi i tij fetar

Muzikë  |  27.03.2018 Ora 10:03   
Albumi i ardhshëm i këngëtarit të famshëm, Justin Bieber që është i pesti në karrierën e tij, do të frymzohet nga besimi fetar i këngëtarit, shkruan Radio Plus.

Përjatë dy viteeve të fundit, Justin Bieber është afruar shumë me fenë, madje ka marrë pjesë në shërbime të kishës “Hillsong”, një kishë mega botërore në Australi.

Tani, pohohet se albumi i tij i pestë i ardhshëm do të pasqyrojë "shpengimin" që ai ka përjetuar gjatë kohës që ka kaluar në kishë dhe do të jetë i orientuar nga spiritualizmi dhe besimi tij.

“Justin është në kërkim të këngëve që reflektojnë këtë periudhë të jetës së tij”,ka thënë kështu një burim për gazetën e njohur “The Sun”.

“Justin ka besuar gjithnjë në Zot, por vitet e fundit është afruar më shumë me kishën, gjë që i ka ndryshuar tërësisht karrierën dhe komplet jetën. Tani ka një pikëpamje krejt ndryshe për jetën”, ka thënë tutje burimi.

Megjithëatë ende nuk është dhënë një datë e saktë se kur do të lansohet albumi më I ri I Justin Bieber. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing