Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paralajmëroi koncerte të reja, Adele i bllokohet web site nga fansat

Muzikë  |  27.10.2021 Ora 12:25   
Që është një nga këngëtaret më të preferuara, e ka dëshmuar edhe fakti që pasi lajmëroi data të reja për koncerte, website i saj menjëherë u bllokua. Bëhet fjalë për këngëtaren Adele e cila do të rikthehet në skenë, në vitin 2022.

33 vjeccarja që theu rekorde me hitin më të ri Easy On Me, do të përformojë live në Hyde Park në Korrikun e vitit 2022.
Por, menjëherë pas këtij lajmi, fansat janë ankuar që nuk kanë arritur të qasen në web faqen e këngëtares, madje ende pa u lansuar datat e reja.

Adele do të përformojë live me 1 dhe 2 Korrik, në festivalin e Hyde Park, në të cilën skenë do të jenë edhe këngëtarë si Elton John, Duran Duran dhe Pearl Jam. Ky festival do të rikthehet, pas dy vite pauzë për shkak të situatës pandemike.

Rikthimi në skenë për Adele do të shoqërohet edhe me intervista dhe paraqitje të shumta, e një nga to që po pritet me padurim nga fansat është ajo me Oprah Winfrey, e cila është titulluar One Night Only dhe e cila do të transmetohet në rrjetin televiziv amerikan CBS me 14 Nëntor të këtij viti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing