Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Colin Trevorrow do të bëjë regjinë e “Jurassic World 3”…

Film  |  04.04.2018 Ora 11:47   
Në muajin qershor do të ketë premierën botërore filmi “Jurassic World:Fallen Kingdom”. Dhe qysh tani ka pasë lëvizje se kush do të jetë në karrigen e regjisorit për vazhdimin e tretë të këtij filmi të sukseshëm. Do të jetë pikërisht Colin Trevorrow ai I cili bëri regjinë e pjesës së parë, I cili më herët u patë thënë se vetëm do të ndihmojë vetëm në skenarë dhe produksion.

“Jurssic World” pjesa e parë u lansua në vitin 2015 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa në rol kryesor ishte Chriss Prat. Pjesën e dytë të këtij filmi e ka bërë J.A. Bayona, ndërsa Trevorrow e ka bashkëshkruar skenarin me Drek Connolly.

E në pjesën e tretë ështe vendosur që të jetë sërish ai në krye të filmit, Colin nuk është se ka kaluar ditët më të mira të karrierës si film bërës kohëve të fundit, meqë filmi I tij “The Book Of Henry” pati marrë kritika të shumta negative, duke u quajtur edhe si një film më shumë se komercial, ndërsa u hoq për të bërë regjinë e “Star Wars: Episode IX”.

”Jurassic World: Fallen Kingdom” do të ketë premierën botërore në Britani të Madhe me datën 6 qershor, ndërsa me datën 22 të po atij muaji do të lansohet në Amerikë./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing