Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

A do të rikthehet në “Fast and Furious 9” aktori Dwayne Johnson

Film  |  05.04.2018 Ora 11:50   
Dwayne Johnson nuk ishte pjesë e filmit “Fast and the Furious” deri në pjesën e lansuar të vitit 2011 të këtij filmi. Por që nga atëherë ai u bë një ndër personazhet më të rëndësishëm të këtij filmi. Ai u kthye sërish bashkë me shumë përsonazhe të tjera në këtë film “The Fate of The Furious” ndërsa kjo pjesë ishte edhe ndër më të sukseshmet të vitit 2017.

Por që gjatë xhirimeve të pikërisht kësaj pjese u bë e ditur se ai dhe Vin Diesel, kishin pasë një grindje, qka menjëherë vuri në pikëpyetje se a do të jetë Dwayne në pjesën e 9 të këtij filmi. “Nuk jam mjaftueshëm I sigurtë. Tani jam I përqëndruar në spin-off-in e “Hobbs and Shaw”.

Unë I dëshiroj Vin cdo të mirë, nuk kam asgjë të keqe me të, jemi qartësuar, në fakt tërë ajo pjesë mund të fshihet sepse nuk ka vullnet të keq mes nesh” – ka thënë  Dwayne duke lënë të kuptohet se mund edhe të mos jetë pjesë e këtij filmi më tutje.

“Hobbs and Shaw” është një film ku Johnson luan përkrah Jason Statham, ndërsa do të lansohet me datën 26-të korrik të 2019-tës. Ndërsa besohet nëse nuk do të ketë ndryshime se “Fast and Furious 9” do të ketë premierën botërore më 10 prill të vitit 2020. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing