I janë dashur vetëm 3 ditë që të jetë në treg, për të thyer çdo rekord në shitje. Fjala është për këngëtaren Adele, albumi i së cilës ’30 tashmë është albumi më i shitur i vitit në SHBA, me mbi 575,000 kopje.
Kështu Adele ka kaluar suksesin e këngëtares Taylor Swift, albumi i së cilës në dhjetor 2020 kishte rezultuar me 462,000 kopje të shitura.
30, një album tipik i dedikuar për dashurinë dhe ndarjen nga bashkëshorti, po performon fuqishëm edhe në MB. Adele duket e sigurt se do ta mposhtë bendin Abba, pasi suedezët në javën e parë të lansimit shitën 204,000 kopje të albumit të tyre.