Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kristen Bell tashmë ka bërë zërin e Anna-s për ‘Frozen 2’

Film  |  06.04.2018 Ora 11:00   
Ka kohë që nuk kemi pasë ndonjë lajm të ri për vazhdimin e filmit të animuar “Frozen 2” . Në një intervistë për Ellen DeGeners aktorja Kristen Bell, e cila ka  huazuar zërin për personazhin kryesor në këtë film Anna, ka thënë se ajo tashmë e ka përfunduar punën e saj, ndër të tjera Bell ka thënë se ajo e di gjithë ngjarjen në film dhe se do të jetë diqka super interesant.

“I di këngët, e di tregimin, por nuk mund të flas më shumë se do të shkaktojë probleme” – ka thënë ndër të tjera aktorja Kristen. Tashmë dihet se edhe zëri I Elsa-s do të bëhet sërish nga Idina Menzel, Josh Gad do të jetë Olaf, ndërsa Jonathan Groff do të jetë sërish Kristoff.

Robert Lopez dhe Kristen Anderson – Lopez do të merren sërish me muzikën, ndërsa regjisorë do të jenë Jennifer Lee dhe Chris Buck. Frozen ka pasë një sukses super të madh duke arkëtuar mbi 1 miliardë dollarë, ndërsa ‘Frozen 2” do të lansohet me datën 27 nëntor të vitit 2019./radioplus/ 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing