Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​“Black Panther” filmi I parë që do të shfaqet në Arabinë Saudite pas 35 vitesh

Film  |  06.04.2018 Ora 11:15   
Kanë kaluar gati dy muaj që kur u lansua filmi “Black Panther”, një film që ka thyer rekordet dhe ka bërë histori deri në një shkallë sa që askush nuk ka mundur  ta parashikonte. Por edhe pse ka kaluar kaq kohë dhe filmi I Ryan Coogler, mendohet të ketë përfunduar punë me rekorde, ai ka ende histori për të bërë.

Arabia Saudite do të hapë kinemanë e parë publike në vend me datën 18 prill, dhe pikërisht filmi “Black Panther” nga Marvel do të jetë filmi I parë që do të shfaqet atje. Ky lajm vjen pasi AMC ka marrë licencën e kinemasë së parë nga Ministria e Kulturës Saudite, pas 35 vitesh.

Kështu AMC do të hapë rreth 40 kinema në 15 qytete në pesë vitet e ardhshme. E para kinema do të hapet në kryeqytetin Riyadh me datën 18 prill. Kështu shpresohet se nga shitja e biletave atje do të fitohet mbi 1 miliardë dollarë nga 350 kinema që do të hapen deri në vitin 2030. Shumë besojnë se me hapjen e kinemasë së parë dhe me filmin e parë të shfaqur “Black Panther” atje do të ketë një audiencë shumë të ineteresuar.

Vendi kishte kinema deri në vitin 1970, por ato u mbyllën për shkak të presionit të klerikëve islamikë. Kështu vendi praktikon një formë strikte të islamit sunit dhe ka ende në bashkësinë fetare që janë kundër ndikimit të filmave. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing