Kënga "One Kiss" nga Dua Lipa dhe Calvin Harris u publikua vetëm katër ditë më parë, dhe qysh në ditën e parë të lansimit "One Kiss" u bë kënga më e dëgjuar në botë, përmes platformës iTunes, shkruan Radio Plus.
Ky nuk është suksesi i vetëm, "One Kiss" bashkëpunimi më i ri nga Dua Lipa dhe Calvin Harris, është edhe kënga më e dëgjuar e javës në BBC Radio 1.
Ndërkaq vetëm dy ditë as lansimit të "One Kiss", rrjeti i njohur social Snapchat në mesin e shumë filterave ka lansuar një me këngën "One Kiss".
Të gjitha këto suksese padyshim që e kanë gëzuar mjaft shumë edhe këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa e cila këto suksese i ka ndarë me fansat e saj në llogaritë e saj në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook.