Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmat që do të vijnë ku Dwayne Johnson tashmë ka vënë emrin e tij

Film  |  11.04.2018 Ora 11:23   
Ka disa filma të cilët tashmë kanë marrë emrin e aktorit Dwayne Johnson apo The Rock në kastën e tyre. Filmi I cili do të ketë premierën botërore me datën 20 prill “Rampage” tashmë ka bërë reklamë të madhe nëpër botë dhe është një ndër filmat që mezi pritet të dalë për vitin 2018.

Ndërsa  më 13 korrik të po këtij viti Dwayne do të shihet edhe në filmin “Skyscraper”, pastaj do të jetë I rradhës “Fighting With My Family” një film me regjisorë dhe skenarist Stephen Merchant, I cili lansohet me 14 shtator të 2018-tës.

Gjithashtu Johnson do ta shohim edhe bashkë me aktorin Jason Statham në filmin “Hobbs and Shaw” I cili si datë lansimi ka 26 korrikun e vitit të ardhshëm. Filmi do të jetë nga Universal, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se ai do të jetë një hit I madh , duke pasë parasysh kiminë që kanë aktorët Dwayne dhe Jason kur bashkë luajnë në një film.

Ndërsa tashmë është konfirmuar se do të ketë edhe “Jumanji 3” ku do të kthehet e gjithë kasta, ende nuk është zyrtare por besohet se ky film do të lansohet në dhjetorin e 2019-tës. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing