Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ed Sheeran shumë shpejt në një film të Danny Boyle

Film  |  16.04.2018 Ora 11:03   
Këngëtari zemërthyes Ed Sheeran , është gati të bëjë hapin e madh edhe në industrinë e filmit. Sipas Dailymail, Ed është bashkuar me regjisorin Danny Boyle për të sjellë në jetë një film mjuzikëll – komedi.

Edhe pse tashmë dihet se skenari do të shkruhet nga Richard Curtis, detaje nga filmi po mbahen të mbyllura, por që Dailymail, thuhet të ketë zbuluar temën e këtij projekti. Në këtë film ende të pa titulluar  thuhet të bëhet fjalë për një burrë, I cili një ditë kur zgjohet zbulon se është I vetmi person në botë që kujton këngët e The Beatles.

Ed Sheeran ndër të tjera do të shkruaj këngët për këtë film, duke përfshirë këtu edhe përpunimin e disa këngëve të The Beatles, megjithatë nuk dihet nëse ai do të bëjë kolonën zanore kryesore të këtij filmi. Kujtojmë se Ed Sheeran u shfaq edhe më parë në një film me një rol shumë të shkurtër në “Game Of Thrones” sezonin fundit, ndërsa ai ka bërë këngën “I See Fire” për filmin “The Hobbit: The Desolation of Smaug”.

Thuhet se përkrah tij do të luajë aktorja Lilly James si dhe Himesh Patel e Kate McKinnon të cilët janë në bisedime për të fituar një rol në këtë film, I cili do të fillojë xhirimet këtë verë. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing