Një moment i rëndësishëm i historisë së Spider-Man, i skicuar në një faqe të vetme, pjesë e Marvel Comic, sapo u bë faqja më e shtrenjtë nga një libër komik i shitur ndonjëherë në ankand.
Faqja, e cila përshkruan herën e parë të Spider-Man-it duke veshur kostumin famëkeq tërësisht të zi, arriti në 3.36 milionë dollarë në ankand në fillim të kësaj jave, duke u bërë "faqja më e vlefshme në botë e veprave origjinale të librit komik", sipas Heritage Auctions.
Një faqe tjetër nga i njëjti libwr u shit për 288,000 dollarë. Së bashku, dy faqet qw paraqesin fillimet e historisë së Spider-Man u shitën për 3,648,000 dollarë.
Shtëpia e ankandeve nuk e zbuloi ofertuesin fitues, por kushdo qoftë ai e dinte qartë historinë e tyre Spider-Man. Faqet erdhën nga seria e kryqëzimit të Marvel-it "Secret Wars", në të cilën heronjtë e dashur përballeshin me zuzarët klasikë në një planet të quajtur Battleworld. Në pjesën e tetë të serisë së kufizuar, botuar në vitin 1984, Spidey ndeshet me një simbiotë aliene, i cili gërsheton kostumin e tij tradicional kuq-blu, të cilin e dëmtoi në betejë.