“The Hollywood Reporter”, shkruan se xhirimet për filmin e ri “Black Panther”, do të rifillojnë javën e ardhshme.
Letitia Wright, e cila luan Shurin, motrën e "Black Panther". T'Challa në filmat që prodhohen nga "Marvel", u plagos në xhirime në gusht të vitit të kaluar, dhe është duke u rikuperuar në shtëpi në Londër.
Prodhimi i "Black Panther: Wakanda Forever" ,u mbyll në nëntor, pasi ata filmuan sa më shumë që mundën pa Wright, dhe ajo pritet të kthehet në xhirime javën e ardhshme, kur edhe do të fillojë prodhimi.
Xhirimet fillimisht duhej të fillonin sërish javën e kaluar në Atlanta, por u vonuan pasi disa anëtarë të filmit të drejtuar nga Ryan Coogler, përfshirë Lupita Nyong'o, rezultuan pozitive me COVID-19.
Dyshja janë duke ripërsëritur rolet e tyre përkatëse së bashku me Lupita Nyong'o, Danai Gurira, Daniel Kaluuya, Winston Duke dhe Florence Kasumba.