Celine Dion ka anuluar turneun e saj të ardhshëm në Amerikën e Veriut për shkak të kohës së nevojshme për t’i trajtuar problemet e saja shëndetësore.
Pjesa e Amerikës së Veriut të Courage World Tour ishte planifikuar të fillonte më 9 mars në Denver dhe të zgjaste deri më 22 prill. Megjithatë, Dion "është trajtuar kohët e fundit për spazma të rënda dhe të vazhdueshme muskulore që po e pengojnë atë të performojë, dhe rikuperimi i saj po vazhdon më gjatë se sa shpresonte,” tha këngëtarja të shtunën.
E pyetur se pse janë anuluar këto data, në vend se ato të shtyheshin dhe të mbaheshin më vonë, Dion ka thënë se ka dashur që të fokusohet në shëndetin e saj, për të qenë sa më në formë në kohën kur rikthehet në skenë.