Kjo me të vërtetë është sezona e sukseseve të këngëtarit të famshëm kanadez, Drake, shkruan Radio Plus.
Ylli i muzikës rap për javë të tëra dominoi toplistat botërore me singlin e tij “God’s Plan” ndërkaq vetëm një javë më para lansoi edhe këngën e tij më të re “Nice For What”, e cila poashtu po shënon një popullaritet të madh.
Pas këtyre sukseseve, tani Drake ka paralajmëruar edhe albumin e tij më të ri, që është edhe albumi i nëntë në karrierën e tij dhe mbanë titullin “Scorpion”.
“Scorpion” pritet të publikohet gjatë muajit qërshor të këtij viti. /radioplus/