Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Liam Payne: "One Direction" mund të ribashkohet

Muzikë  |  19.04.2018 Ora 10:44   
Anëtarët e grupit të njohur  “One Direction”  Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik, pas shëpërbërjës së grupit të tyre, kanë shkuar në drejtime të ndryshme, por kanë qëndruar në muzikë, duke krijuar karrierë  solo mjaft të sukssesshme, por kurrë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete për fansat nëse do të ribashkoheshin ndonjëherë, shkruan Radio Plus. 

Njëri prej anëtarëve të "One Direction", Liam Payne, është ai që së fundmi ka dhënë një sinjal për ribashkim të grupit. 

 “Mendoj se një bashkim mund të ndodh në të ardhmen. Ne të gjithë kemi folur për këtë dhe ëndrra për të realizuar një shoë është mahnitëse”, ka thënë kështu krijuesi i hitit "For You" Liam Payne gjatë një interviste për “Promiflash”. 

Liam u shpreh se suksesi i secilit prej djemve të grupit është edhe një arsye më shumë për t’u ribashkuar. 

“Meqë të gjithë janë bërë të suksesshëm edhe si solist, kjo është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të realizojmë një koncert për ta bërë grupin edhe më të madh”, tha krejt në Fund Liam Payne. /raduiplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing