Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktivitetet me të cilat në Prishtinë do të shënohet "Dita e Tokës"

Kulturë  |  19.04.2018 Ora 14:18   
Komuna e Prishtinës me rastin e Ditës së Tokës, më 22 prill, ka organizuar një sërë aktivitetesh më të cilat do të shënojë këtë ditë, me motot “Bëhu edhe ti mik i Tokës” dhe “Për Prishtinën tonë, për planetin Tokë, për të gjithë ne” shkruan Radio Plus.

Komuna e Prishtinës fton të gjitha institucionet, organizatat, bizneset dhe banorët e Prishtinës, që me 22 Prill t'i bashkëngjiten aktiviteteve me të cilat do të

Dita e Tokës është një ditë e veçantë e dedikuar të gjithë atyre që u intereson të kujdesen për Tokën. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës, dhe festohet nga më shumë se 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet në ditën e tretë në botë në lidhje me festat që festohen. Dita e Tokës filloi të shënohet që nga viti 1970.

Zyrtarisht, Kombet e Bashkuara e shënuan 22 prillin si Dita e Tokës dhe muajin prill si muaji i Tokës. Kjo ditë festohet në mbarë botën me një shumëllojshmëri aktivitetesh të tilla si pyllëzime, fushata të ndryshme, shfaqje, panaire, etj.

Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për të gjitha mënyrat që ne mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit; në parandalimin e shkatërrimit të tij; si dhe na kujton ndotjen planetit.

Sigurisht, kjo ditë duhet të shërbejë për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është mjedisi, dhe për të menduar ekologjikisht. Për t'u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për angazhim çdo orë e çdo ditë. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing