Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në ditën botërore të librit, nis kampanja “Libri im, Biblioteka jonë”

Kulturë  |  23.04.2018 Ora 13:10   
Nëse ndonjëherë keni menduar se si do të mund të kontribuonit sado pak në arsimimin e të rinjve në vendin tonë, atëherë këtë mund ta bëni shumë thjeshtë, duke dhuruar madje edhe vetëm një libër, i cili do të plotësojë një vend të zbrazët të ndonjërës nga shkollat e mesme të vendit tonë, shkruan Radio Plus.

Kolegji Iliria, Qendra për Zhvillimin Ekonomik dhe Social – CESD dhe Këshilli i Nxënësve të Prishtinës - KNP, janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm, që është përmirësimi i arsimit në vendin tonë, duke pasuruar me tituj dhe autorë të rinj të gjitha bibliotekat e shkollave të mesme në Kosovë.

Qëllim ky, që po arrihet përmes kampanjes “Libri im, Biblioteka jonë”, kampanjë e cila tashmë ka filluar në të gjitha shkollat e mesme në vend, pikërisht sot më 23 prill, që është edhe Dita Botërore të Librit, instrumentit më të fuqishëm të shpërndarjes së njohurive dhe mjetit më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Nxënës, ish nxënës, prindër dhe i gjithë komuniteti, mund të bëhen pjesë e kampanjes “Libri im, Biblioteka jonë”, duke dhuruar aq libra sa kanë mundësi, me të cilat do të krijohet apo të pasurohet një bibliotekë e një shkolle të mesme.

Librat mund të dhurohen çdo ditë në pikat grumbulluse, të cilat tashmë janë vendosur në ambientet e shkollave të mesme si “Sami Frashëri”, “Dr. Ali Sokoli”, “Xhevdet Doda”, “28 Nëntori”, “Abdyl Frashëri”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Ahmet Gashi”, “Gjin Gazulli”, “Alaudini”.


Në procesin e grumbullimit të librave janë angazhuar vullnetarë nga Kolegi Iliria, CESD-ja dhe KNP-ja si dhe vetë nxënësit e shkollave të mesme.

Iniciativa “Libri im, Biblioteka jonë” fton të gjithë qytetarët t’i bashkangjiten, duke dhuruar një libër në shkollën ku kanë përfunduar mësimet, shkollën më të afërt, shkollën ku ndjekin mësimet fëmijët tuaj, apo në secilën shkollë tjetër të mesme në vend.



Dita botërore e Librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing