Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia e Omanit flet për vdekjen e Aviciit

Muzikë  |  24.04.2018 Ora 9:05   
Tashmë ka përfunduar autopsia e trupit të pajetë të Dj-it të njohur, Avicii, i cili u gjet i vdekur të premtën, shkruan Radio Plus.

Policia e Omanit ka hedhur poshtë spekulimet për rrethana të dyshimta siç është vrasja,  në vdekjen e suedezit DJ Avicii.

28-vjeçari u gjet i vdekur të premten në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende. "Nuk kishte asnjë shenjë për krim," tha Policia Mbretërore Oman për BBC.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, kishte qenë në Oman për pushime, ku u gjet edhe i vdekur, ndërkaq familja e tij shkoi në qytet për t'i marrë trupin që t’ia kthejë në Suedi.

Mijëra fansa të tij u mblodhën gjatë fundjavës në qendër të Stokholmit për të nderuar Dj-in e njohur, krijuesin e shumë hiteve të mëdha botërore si “Ëake Me Up” dhe “Levels”.

Këmbanat e kishës në Holandë gjithashtu luajtën disa nga hitet e tij më të mëdha në ndër të tij. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing