Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa do të performojë në Billboard Music Awards 2018

Muzikë  |  25.04.2018 Ora 9:29   

Billboard Music Awards është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës, e cila prej vitit 1990 çdo vit organizohet nga Billboard, shkruan Radio Plus.

Ceremonia Billboard Music Awards 2018 do të mbahet më 20 maj në Las Vegas.

Javën e kaluar u publikuan emrat e artistëve të cilët janë nominuar në kategoritë e kësaj ngjarje, e cila shpërblen artistët më të suksesshëm në botë, ku në mesin e tyre ishte edhe Bebe Rexha, e cila është e nominuar në kategorinë “Top Country Song” me këngën “Meant To Be”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me grupin e njohur amerikan “Florida Georgia Line”.

Ndërkaq tani janë bërë të ditur edhe disa prej emrave të cilët do të performojnë në naten e ndarjes së çmimeve nga Billboard.

Në ceremoninë e sivjem të Billboard Music Awards, do t’i shohim dy këngëtare shqiptare, përveç Bebe Rexhës edhe Dua Lipa, e cila do të performojë në këtë natë.

E përveç Dua Lipës, artistë të tjerë që do të performojnë, janë edhe Camila Cabello, Shawn Mendes, dhe grupi “BTS”.

U bë i ditur edhe emri drejtueses së ceremonisë Billboard Music Awards, e cila është Kelly Clarkson. /radioplus/





 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing