Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shawn Mendes publikon videoklipin e këngës “In My Blood” (Video)

Muzikë  |  25.04.2018 Ora 10:39   
Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes së fundmi ka lansuar dy këngë të reja “Lost In Japan” dhe “In My Blood”, duke i paraprirë kështu edhe albumit të ri, që do të jetë i treti me radhë në karrierën e tij, të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan Radio Plus.

Dy këngët e reja, Shawn Mendes i publikoi një muaj më parë, fillimisht vetëm në versionin audio, ndërsa mbrëmë publikoi edhe videoklipin e këngës “In My Blood”.

Krijuesi i hitit “There's Nothing Holdin” ka treguar se “In My Blood” është një prej këngëve të tij të preferuara, të cilën ai e ka shkruar me më së shumti zemër.

Kënga “In My Blood” menjëherë pas lansimit depërtoi në Billboard “The Hot 100” dhe këtë javë po qëndron në pozitën 38.

Ndërkaq videoklipi i kësaj kënge është publikuar mbrëmë, dhe dëri më tani ka mbledhur 2 milonë shikime dhe po qëndoron numër 7 në videot më të kërkuara në YouTube. /radioplus/






 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing