Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Avicii e kishte parashikuar vdekjen e tij!

Muzikë  |  26.04.2018 Ora 11:04   
Në dokumentarin e Netflix “Avicii: True Stories”, Dj - i famshëm Avicii i cili humbi jetën vetëm pak ditë më pare, ka thënë  se dinte që do të vdiste nëse do të vazhdonte të performonte, shkruan Radio Plus.

Avicii ishte tërhequr nga koncertet në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore dhe abuzimit me alkoolin.

“Unë u thashë atyre. Nuk do të jem në gjendje të performojë më. Do të vdes, e kam thënë shumë herë,”, thotë kështu tha Dj - i tashmë i ndjerë Avicii, në dokumentar të realizuar në tetor të vitit të kaluar.

Më pas ai në këtë dokumentar ai ka folur edhe për mungesën e mbështetjes kur u tërhoq nga muzika. “Unë kam qenë gjithmonë i hapur me të gjithë njerëzit që kam punuar dhe çdo njeri që më njihte. Të gjithë e dinë që unë vuaja nga ankthi. Nuk e prisja që njerëzit do të më ushtronin presion që të vazhdoja të mbaja koncerte. Ata e kanë parë sesa i sëmurë isha unë, por më shtynin që të vazhdoja  me performancaoja.

Dj - i famshëm Avicii pak ditë më parë është gjetur i vdekur në Oman, dhe  shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, megjithëse  autopsia hodhi poshtë dyshimet se mund të jetë vrarë. /radioplus/

 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing