Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Panel diskutimi rreth rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës, nesër në Kolegjin ILIRIA

Të Tjera  |  26.04.2018 Ora 15:51   
Nesër, më 27 prill, duke filluar prej orës 13:00 në Kolegjin ILIRIA, do të mbahen diskutime të hapura rreth rëndësisë së Institucionit të Avokatit të Popullit, në mbrojtjen dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës, shkruan Radio Plus.

Ky panel diskutimi është organizuar dhe do të mbahet në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve të Juristëve të Rinj, në Klinikën Ligjore të Kolegjit ILIRIA”.

Pjesë e diskutimeve do të jetë vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ndërkaq drejtuesi këtij paneli do të jetë Anton Nrecaj, Këshilltar Ligjor në Center for Legal Aid and Regional Development - CLARD, i cili edhe do të prezantojë projektin “Ngritja e Kapaciteteve të Juristëve të Rinj, në Klinikën Ligjore të Kolegjit ILIRIA”.

Në përfundim të këtij paneli do të këtë edhe diskutim të hapur ku të gjithë pjesëmarrësit do të mund të japin mendimet e tyre lidhur me temën, dhe me pas t’i bashkangjiten edhe koktejit të organizuar për këtë rast. /radioplus/




 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing