Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Dua Lipa dhe Calvin Harris së shpejti publikojnë videoklipin e “One Kiss”

Muzikë  |  02.05.2018 Ora 11:22   
Po bëhet një muaj që kur këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa publikoi fillimisht në versionin audio, këngën e saj më të re “One Kiss”, në bashkëpunim me Dj-in e njohur, Calvin Harris, shkruan Radio Plus.

Kënga "One Kiss" nga Dua Lipa dhe Calvin Harris dhe qysh në ditët e para të lansimit u bë kënga më e dëgjuar në botë, përmes platformës iTunes dhe këngë më e dëgjuar për disa javë në BBC Radio One, ndërkaq në YouTube deri më tash ka mbledhur afër 50 milonë klikime.

Shumë shpejt kënga tashmë hit “One Kiss” do të publikohet edhe me videoklip.

Dua Lipa përmes postimeve në llogarinë e saj në Insagram vazhdimisht po e paralajmëron videoklipin e i, duke publikuar edhe disa pamje nga xhirimet, megjithëse ende nuk e ka dhënë një datë të saktë se kur do të lansohet klipi i "One Kiss". /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing